×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti i Laçit tregon sms-në e Shpëtim Duros para se ta shkarkonte

    Insajderi
    02 August 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Humbja e Laçit 4-1 kundër Petrocub ka shkaktuar furtunë te kurbinasit. Presidenti Pashk Laska duket mjaft i zhgënjyer nga trajneri Shpëtim Duro.

    Kreu i klubit kurbinas ka treguar gjithçka bashkë me sms-në e marrë pas ndeshjes së Conference League. Presidenti Laska është shprehur duke thënë:

    “Nuk e kuptoj se çfarë personaliteti kanë trajnerë të caktuar. Si është e mundur që Duro gabon dy herë me Laçin duke na hequr Kupë dhe larguar nga Europa në pak muaj.

    Thotë se skuadra u shpërfytyrua në 30 minutat e fundit. Posi? Kush e shpërfytyroi skuadrën në 30 minutat e funditj ndaj moldavëve? Mesa kuptoj nga taktika, ai lëvizi vetë modulet në këtë pjësë të lojës. Duke i nxjerrë nga detyrat lojtarët. Mos i thashë unë? Le të flasë…”

    Kanë qenë fjalët e presidentit për sportiim.al. Laska ndihet i zhgënjyer dhe i fyer nga Duro për mënyrën se si u soll skuadra në pjesën e dytë. Në një prononcim të dhënë sportiim.al, Pashku ka treguar gjithçka siç ka ndodhur.

    Këtë herë pa doreza, presidenti i Laçit jep mendimin e vet si dhe zbulon sms-në e Duros: “ Pashk të përshëndes. E di që je i mërzitur dhe ke të drejtë. Në këto situata përgjegjësi mban trajneri. Për vazhdimsinë vendos si ta mendosh. Sidoqoftë do të jemi miq. Mp”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark