×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti i Portugalisë: Duhet të kërkojmë falje për tregtimin e skllevërve

    Insajderi
    26 April 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa  ditën e djeshme ka sugjeruar që vendi i tij kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësinë për rolin që ka pas në tregtinë transatlantike të skllevërve.

    Kjo është hera e parë që një president i Evropës Jugore bënë një akt të tillë.

    “Të kërkosh falje është ndonjëherë gjëja më e lehtë për të bërë: të kërkosh falje, të kthesh shpinën dhe puna ka mbaruar”, tha ai, duke shtuar se vendi duhet “të marrë përgjegjësinë” për të kaluarën e tij për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

    Nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të, gjashtë milionë afrikanë u rrëmbyen dhe u transportuan me forcë përtej Atlantikut nga anijet portugeze dhe u shitën si skllav, kryesisht në Brazil.

    Por deri më tani Portugalia ka komentuar rrallë për të kaluarën e saj dhe pak  ligjërohet në shkolla për rolin e saj në skllavëri.

    Përkundrazi, epoka koloniale e vendit, ku kishte të përfshirë Angolën, Mozambikun, Brazilin, Kepin e Verdës, Timorin Lindor si dhe pjesë të Indisë, kjo shpesh perceptohet si një burim krenarie nga shumica e portugezëve, shkruan Reuters.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark