×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidenti i Shqipërisë u drejtohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës para zgjedhjeve në Serbi  

    Insajderi
    16 December 2023 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

    Begaj në një postim në “Facebook” thotë se përmes pjesëmarrjes në zgjedhje dhe votimit të kandidatëve të Luginës mund të arrihet përfaqësimi politik.

    “Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja. Vetëm përmes  pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë  në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, shkruan presidenti. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark