×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Presidenti iranian akuzon Izraelin për ‘gjenocid’

    Insajderi
    12 October 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat në Gaza, presidenti i Iranit ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit”, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Ebrahim Raisi tha gjithashtu se rrethimi në Gaza – ku uji, energjia elektrike dhe karburanti është ndërprerë – thyen të gjitha traktatet ndërkombëtare.

    Irani dihet se financon dhe pajis Hamasin në Gaza. Por të martën, Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se vendi i tij nuk qëndron pas sulmeve vdekjeprurëse të fundjavës ndaj Izraelit.

    Megjithatë, ai tha se “puthi dorën” e atyre që planifikonin sulmet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark