×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti Joe Biden kthen në prioritet lirimin e Griner nga burgu në Rusi

    Insajderi
    06 July 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     Shtëpia e Bardhë konfirmoi të martën se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka si “prioritet” lirimin e basketbollistes Brittney Griner, e arrestuar në Rusi, përballë kritikave nga familja e saj, për shkak se presidenti nuk i është përgjigjur ende në një letër të dërguar nga sportistja.

    “Mund të them se presidenti e ka lexuar letrën, unë isha aty kur ai lexoi letrën”,– tha zëdhënësja e qeverisë amerikane Karine Jean-Pierre. Griner, e cila është arrestuar në Rusi që nga shkurti, e akuzuar se mbante fishekë me vaj hashashi, i drejtoi një letër Biden të hënën duke i kërkuar ndihmë për të dalë nga burgu dhe për t’u kthyer në shtëpi.

    Jean-Pierre shpjegoi, se kjo ishte një letër “thellësisht personale” dhe se Biden e ka marrë atë “shumë personalisht”. Në të, lojtarja e WNBA (ligës së basketbollit për femra) përmendi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, e cila festohet më 4 korrik, “duke folur për lirinë dhe sa ndryshe është ajo për të,”- ka shkruar ajo.

    Jean-Pierre shtoi, se nuk do të zbulojë se cila do të jetë përgjigja ndaj letrës, por përsëriti se presidenti i SHBA do të bëjë “çdo gjë të mundshme” për ta rikthyer Grinerin në shtëpi, si me pjesën tjetër të të burgosurve amerikanë në vende të tjera.

    “Ne besojmë se ajo është arrestuar gabimisht në Moskë, kjo çështje është një prioritet për presidentin,”- vuri në dukje sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, i cila theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan dhe ministri i jashtëm Antony Blinken, kanë pasur kontakte me familjen e saj ditët e fundit.

    Në një intervistë për televizionin CBS News, trajnerja e të arrestuarës, Vanessa Nygaard, ka theksuar, se nëse Griner do të ishte ylli i NBA-së, LeBron James, ajo tashmë do të ishte në shtëpi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark