Në letrën e tij, presidenti i Letonisë, Raimonds Vējonis, shpreh bindjen se bashkëpunimi mes Letonisë dhe Kosovës do të vazhdojë të rritet në të mirë të të dy popujve.
Kjo është letra e Presidentit të Letonisë, Raimonds Vējonis, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit:
Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem pranoni urimet e mia me rastin e inaugurimit tuaj si Presidenti i Republikës së Kosovës dhe urimet e mia më të sinqerta për sukses gjatë mandatit tuaj si president.
Letonia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore, dhe unë jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet më tej në të mirë të popujve tanë.
Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës time më të lartë, së bashku me urimet për paqe, prosperitet dhe sukses të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.