Ai është shprehur se, Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha nivelet dhe se ka thënë që është shumë i kënaqur për këtë komunikim dhe bashkëpunim.
Sa i përket demarkacionit, ai ka thënë se, ato që po bën opozita dhe kundërshtimi i tyre për këtë vijë kufitare” është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve”.
Ai nuk ka përmendur as gjetjet e komisionit vlerësues ndërkombëtar dhe asgjë më tepër rreth demarkacionit, duke mbajtur kursin e Malit të Zi që nga fillimi për këtë çështje, pasi edhe kryeministri Gjukanoviç ka qenë i hapur për ta përfunduar këtë çështje si është më së miri. /Insajderi.com