Presidenti Thaçi dha urdhrin për ndalimin e trenit serb, thotë Veseli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi dha urdhrin për ndalimin e trenit serb, thotë Veseli

    Insajderi
    14 January 2017 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë ndaluar hyrjen e trenit serb në territorin e shtetit të Kosovës, me urdhrin e dhënë nga presidenti Thaçi.

    Veseli ka thënë se me anë të këtij treni, Serbia kishte për qëllim provokimin e situatës, raporton Insajderi.

    “Kjo absolutisht nuk nënkupton se ne jemi kundër lëvizjes së lirë. Por, ky tren, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste serbe, kishte për qëllim provokimin e radhës nga Beogradi”, ka thënë Veseli.

    “Institucionet respektuan përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese”, potencoi ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark