×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi reagon për rritjen e numrit të të vdekurve nga koronavirusi

    Insajderi
    06 July 2020 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në vend.

    Thaçi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.

    “ Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë presidenti.

    Ai ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga pandemia.

    “Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar Presidenti Thaçi./Insajderi.org/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark