Presidenti Thaçi thotë se kriza politike është tejkaluar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi thotë se kriza politike është tejkaluar

    Insajderi
    28 April 2016 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Thaçi tha se tanimë ka një stabilitet politik në Kosovë, i cili po përcillet me një dialog gjithnjë e më të intensifikuar.

    “MSA ka ndikuar pozitivisht në dialogun politik brenda Kosovës, pasi partitë politike nga i tërë spektri janë ulur të bisedojnë për implementimin e MSA-së”, shtoi Thaçi.

    Ai u shpreh se “prioritete të Presidencës do të jenë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi e funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit”.

    Nga ana tjetër, ambasadori Braathu u shpreh i gëzuar që Kosova ka tejkaluar tensionet politike dhe se tash vëmendja është kthyer kah bashkëpunimi dhe puna për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë kosovare.

    Presidenti Thaçi rikonfirmoi se do të mbështesë edhe dialogun e jashtëm, me Serbinë, me rajonin dhe me BE-në. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark