Insajderi
Biznes

Presidentja e BQE-së: Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e pabarabartë

Insajderi
29 June 2020 - 08:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidentja e BQE-së: Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e pabarabartë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eurozona “ndoshta e ka kaluar” më të keqen e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, por rimëkëmbja do të jetë e pabarabartë.

Kështu ka deklaruar presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, përcjell Telegrafi.

Ndërsa frika e një valë të dytë ka tronditur investitorët dhe publikun e gjerë në të gjithë botën, Lagarde u bëri thirrje autoriteteve të përdorin “armëpushimin” e ofruar aktualisht nga virusi, për t’u përgatitur.

“Ne ndoshta kemi kaluar pikën më të ulët dhe them se me njëfarë drithërime, natyrisht mund të ketë një valë të dytë të rëndë”, tha ajo.

Lagarde paralajmëroi se rikuperimi do të ishte “i pabarabartë”, “i paplotë” dhe “transformues”, që do të thotë që disa kompani, në industri të tilla si ato të udhëtimeve ajrore dhe të argëtimit nuk do të rimëkëmben kurrë, ndërsa disa të tjera do të dalin më të forta./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark