×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Presidentja “harron” luftëtaret e UÇK-së, fton këshilltaren e saj si folëse në konferencën për gratë

    Insajderi
    22 October 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me organizim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot po mbahet Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Të pranishëm në këtë forum ishin figura të njohura të skemës politike dhe ndërkombëtar, por jo edhe figurat kyçe të grave që dhanë kontribut në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Mbi 100 persona ishin të ftuar si folës për kontributin e grave për paqen dhe sigurinë kurse pjesa tjetër si publik.

    Në listën e folësve përveç figurave të larta të shtetit, e ftuar ishte edhe Donjeta Miftari, shefja e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

    Ajo ishte ftuar për të treguar kontributin e saj për stabilitetin e vendit. Ndonëse, në fushën e sigurisë së vendit nuk ka dhënë ndonjë kontribut.

    Kurse, gratë që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që i shërbyen vendit në kohën më të vështirë u injoruan nga forumi i presidentes.

    Luftëtarja e UÇK-së, Time Kadriaja e cila në kohën e luftës ka shërbyer edhe si mjeke e UÇK-së është ftuar nga presidentja vetëm si publikë, kështu duke ju mohuar zëri për të treguar kontributin e saj për sigurinë në vend.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Kadrijaj tregoi se ka refuzuar ftesën si publik.

    Në këtë forum si folëse nuk u ftuar as luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Selimi. Ajo kishte qenë vetëm 16 vjeçare kur kishte kapur armë në duar dhe kishte dhënë kontributin e saj në Betejen e Zhegocit.

    Betejë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut.

    Bagazhi i Selimi për paqen dhe sigurinë dhënë vendit të Kosovës nuk i ka mjaftuar Osmanit që e njëjta të jetë folëse në këtë forum dhe jo publik.

    Në karrigen e publiku u ftua edhe Ganimete Musliu, luftëtarja e UÇK-së, njëherit edhe kryetare e komisionit të AKI-si.

    Musliu e cila kontributin e saj e kishte dhënë në zonën e Drenicës kishte refuzuar pjesëmarrjen si publik.

    Sikurse Kadrijaj dhe Selimi edhe Musliu nuk kishte përmbushur kriteret e presidentes, që të ia jap fjalën për të treguar kontributin e saj për sigurinë dhe paqen në vend.

    Zëri i grave që përbënin fortesën në kohën e luftës u mohu sot nga presidentja Vjosa Osmani./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark