×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Kitaroviq vë në pah jetën e vështirë të kroatëve në Kosovë

    Insajderi
    09 April 2016 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila këtë javë ka qëndruar në Kosovë, ka vizituar fshafshin Janjevë, ku ndodhen qindra kroatë, që sipas saj “jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

    ”[NDIHMË PËR JANJEVËN] Në Prishtinë kam biseduar me priftin e Janjevës, don Maten dhe përfaqësuesin e 226 janjevasve të tjerë që jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira”, ka thënë ajo.

    Ajo ka përmendur një djalë 12 vjeçar, Pashkin.  Personalisht jam prekur shumë veçanërisht nga takimi me djalin dymbëdhjetë vjeçar, Pashki. Më foli për jetën e vështirë që e ka me tre vëllezër dhe katër motrat e tij”, ka shkruar presidentja kroate në Facebook, duke thënë se do të angazhohet të ndihmojë krotët që jetojnë në Kosovë, citon atë Gazeta Express.

    “Personalisht do të angazhohet që të ndihmojë familjen e tij dhe gjithë bashkësinë e kroatëve në Janjevë, dhe apeloj në Qeverinë e Kosovës dhe Kroacisë që Janjeva të tregojë shembullin e miqësisë dhe bashkëpunimit”, ka shkruar Grabar-Kitaroviq”.

    Presidentja kroate ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Thaci. Ajo ka vizituar edhe ushtarët kroatë që shërbëjne në KFOR./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark