×
  • Lajme
  • Insajderi

    Presidentja Osmani emëron shefin e ri të KQZ-së

    Insajderi
    14 June 2021 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së, Valdete Daka.

    Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidentit e ka bërë sot të ditur vendimin për emërimin e Radoniqit si shef të KQZ-së.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit”, thuhet në njoftim.

    Presidenca njofton se “kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike.”

    Komunikata e Zyrës së Presidentit thotë se “në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë.”

    Presidentja Osmani i ka uruar punë të mbarë Radoniqit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të KQZ-së dhe funksionimit të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhje. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark