×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Presidentja Osmani iu bën thirrje vajzave dhe grave ta raportojnë dhunën

    Insajderi
    27 November 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje grave dhe vajzave që ta raportojnë dhunën.

    Këtë deklarim ajo e bëri në kuadër të një aktiviteti të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

    “Po i fillojmë 16 ditën e aktivizmit në bazë gjinore. Jemi këtu për ta ngritur zëri kundër dhunës, ky aktivizëm duhet ta ngrisimi çdo ditë të viti. Do të jenë 16 ditë përplot aktivitetet kundër dhunës në çdo ambient”, tha Osmani.

    Ndërsa, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, njoftoi se nga janari janë raportuar rreth 2 mijë raste të dhunës në familje dhe 90 për qind ndaj grave dhe vajzave.

    Më tutje Haxhiu, u bëri thirrje institucioneve që mos t’i neglizhojnë rastet e dhunës.

    “Në kuadër të kësaj fushate kemi paraparë mbi 80 aktivitete, dhe është shumë e rëndësime që të punohet me të gjithë. Kjo është një thirrje dhe senzibilizim, është një thirrje për institucionet që raste e dhunës të mos i injorojnë të mos i neglizhojnë, përgjegjësi të vendosen para përgjegjësisë”, tha Haxhiu.

    “Qytetarët ku do dhe kur do që janë në dijeni të dhunës dhe ta ndihmojmë vikamën, edhe viktimat të mos i lënë pa raportuar rastet e dhunës. Po mundohemi që të ofrojmë ndihmë. Nga janari rreth 2 000 raste të dhunës në familje, 90% ndaj grave dhe vajzave”, theksoi e para e Ministrisë së Drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark