×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja Osmani konfirmon se zhvilloi një takim 10 minutësh me Vuçiqin

    Insajderi
    01 June 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar për takimin e shkurtër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Moldavi, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Paraprakisht Osmani dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime ndarazi me Macron, Scholz dhe Borrell.

    “Në fund të takimit me Macron dhe Scholz ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta , ku edhe  njëherë u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë. Por, unë do të vazhdojë të punoj me partnerët tanë, me Gjermaninë, me Francën, me SHBA-në si aleat yni kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Blinken. Ka mundësi që të gjinden zgjedhje përpara. Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, ka theksuar Osmani në një intervistë ekskluzive për RTK-në nga Moldavia, ku ka marrë pjesë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë. 

    Ajo ka thënë se zgjidhjet për sh’tensionim të situatës ekzistojnë por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, derisa ka thënë se takimi trelateral ka qenë propozim i përbashkët i Macronit dhe Scholzit.

    Presidentja ka thënë se Vuçiq nuk kishte asnjë përgjigje dhe si zakonisht kishte menjëherë akuza e shumëçka tjetër, të cilin presidentja e ka vlerësuar si një mentalitet i së kaluarës, por asnjëherë nuk kishte përgjigje në kërkesat tona.

    Osmani ka thënë se ka qenë kërkesë e qartë edhe e Gjermanisë dhe Francës, që kurdo që organizohen zgjedhjet të ketë participim, mos t’u ndalohet serbëve dhe të mos ketë presion mbi ta që ata të participojnë në zgjedhje. Por, sipas presidentes as në këtë kërkesë Vuçiq nuk kishte përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark