Presidentja Osmani pret në takim gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës për 8 Mars - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pret në takim gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës për 8 Mars

    Insajderi
    08 March 2025 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 8 Marsit-Ditës së Gruas, ka pritur në takim gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani i ka cilësuar gratë e Shërbimit Korrektues të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura në misionin e tyre për drejtësi.

    “Në një profesion sfidues, ato dëshmojnë çdo ditë se forca, profesionalizmi dhe dinjiteti nuk kanë gjini”, ka shkruar Osmani.

    Osmani ka thënë se “këto gra janë dëshmi se ndryshimi vjen kur guxojmë, veprojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën”.

    “Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë që me punën dhe përkushtimin e tyre e bëjnë shoqërinë më të drejtë!”, ka shkruar presidentja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark