Presioni publik kundër përpjekjes së qeverisë për shtypjen e grevistëve kreu punë. Pavarësisht se grevistët e sidomos prijësi i tyre Rrahman Jashari u tentua të njëlloseshin në përpjekje për t`a ndërprerë grevën, kjo vetëm se i bëri më këmbngulës ata. As kërcënimi se do tua ndalin pagën e muajit gushtë nuk i zmbrapsi. Po me shpejtësinë e “shpërndarjes se vajit në tepsi”, u tërhoq qeveria, e cila mëngjesin e sotëm i ekzekutoi pagat për të gjithë grevistët
Sot shënohet dita e tetë e grevës së punëtorëve të arsimit në Kosovë. Pavarësisht presioneve e kërcënimeve edhe me ndalje të pagave, ata nuk janë tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë në pagë, deri në miratimin e ligjit për pagat, shkruan Insajderi.
Një kërkesë e tillë, po kundërshtohet fuqishëm nga qeveria Kurti. I pari i qeverisë qysh nga fillimi ka qenë kundër kërkesës së SBASHK-ut, përveç që nuk ua ka plotësuar kërkesën ai as nuk i ka pritur në takim grevistët.
Tha se “nuk është koha për greva por për punë”, ndërkohë që mësuesve u tha se “po nxjerrin analfabet, e se të njëjtit po ikin si punëtor krahu në Gjërmani”.
Nga ana tjetër Hekuran Muratin, ministrin e Financave e angazhoi për t`i frikësuar grevistat edhe me ndalimin e pagave. Qysh në ditët e para të grevës Murati kërkoi nga të gjitha komunat t`I dërgonin listat e mësuesve protestues. Por një kërkesë e tillë, ishte refuzuar.
A kur as kjo nuk kreu punë. E luajti rolin e nalimit të pagës. Të enjten me 1 shtator nuk ua ekzekutoi pagat sikurse punëtorëve tjerë publik – mësuesve, punëtorëve të administratës dhe punëtorëve të QKMF-vë nëpër komuna.
Në vallen e sulmit ndaj grevistëve u bashkuan edhe deputetët e VV-së, Dimal Basha e Adnan Rrustemi përfitues të pagave të larta e meditjeve nga shteti, për të cilat raportoi Gazeta Insajderi.
Një rol në shtypjen e grevistëve pati edhe filozofi i Lëvizjes Vetëvendosje, e këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha.
Ai e sulmoi Rrahman Jasharajn e SBASHK-ut, duke e quajtu anëtar të partisë serbe teksa thoshte se gjithnjë ka pasur njerëz që korruptohen ose e ndihmojnë pushimin dhe korruptimin.
“Secili vijon me agjendat e veta. Por ai që më thotë mua se jam non gratta në Kosovë, sigurisht që sheh me dëshirë bashkëpunimin me serbët dhe krimin”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.
Një ditë pas, e pranoi se ka shpërndarë fakenews kundër Jasharit.
Por në presion shteti i mbajti grevistët edhe ditën e premte, të shtunë e të diele.
Por kundërshtimet e fuqishme u vinin si nga vetë grevistët, opozita dhe nga opinioni publik.
Asociacioni i Komunave, madje i kishte dhënë afat deri sot, data 5 që t`i ekzekutonin pagat e të gjithë zyrtarëve pa dallim, sic do të duhej të bënte shteti.
Presioni nga të gjithë, bëri që qeveria Kurti të dorëzohet.
Mëngjesin e sotëm, ministria që drejtohet nga Murati njoftoi se sot ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën tjetër të organizatave buxhetore, gjegjësisht grevistët në arsim dhe administratë publike, por që pas kësaj do të merren masa tjera, shkruan Insajderi.
“…përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as deri në ditën e sotme nuk kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar”, shkruan në njoftimin e ministrisë.
Ministria ka bërë me dije se organizatat që i kanë vonuar përditësimin e listave do të merret Zyra Kombëtare e Audimit.
“Për organizatat buxhetore që nuk kanë bërë përditësimin e listave dhe ku ka indikacione që ka pasur greva, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë konstatim të shkeljes së dispozitave ligjore të menaxhimit të financave publike, lidhur me shpenzimin e parasë publike dhe Ligjit për Greva”.
“Për këtë, Ministria do të njoftojë organet përkatëse, përfshirë edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit që të kryejë një auditim të veçantë për këtë çështje, ku përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Insajderi