×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i Kurtit që i mori 7623 euro shtesa, i kritikon sindikalistët për 100 eurot që po i kërkojnë

    Insajderi
    02 September 2022 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pos pagës bazë që e kanë hiç më pak se 1 mijë e 547 euro, deputetët e Kosovës marrin pagesa shtesë për pjesëmarrjen në seanca, komisione, për rrugën që e bëjnë deri në Kuvend, për udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin.

    Gazeta Insajderi

    Adnan Rrustemi, i Lëvizjes Vetëvendosje është në listën e deputetëve kamopinë të marrjes së kompensimeve.

    Nga 1 deri në 10, ai është i 5-ti në listën e këtyre shpenzimeve. Ai nga kuleta e Parlamentit ka marrë 7 mijë e 623.

    Për mëditje dhe akomodim i ka marrë rreth 2 mijë e 500 euro, ndërsa për seanca, komisione dhe rrugë i ka marrë mbi 5 mijë të tjera.

    Pavarësisht këtyre, deputeti nga Lipjani ka marrë edhe pagat bazë për këto gjashtë muaj që kapin shifrën e mbi 9 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përkundër kësaj, ai ka ditë që është marrë me grevën e sindikalistëve, e cila ka nisur më 25 gusht.

    Rrustemi është marrë me 100 eurot e kërkuara nga sindikalistët, ndonëse vet ka marrë shtesa mbi 7 mijë e 500 euro.

    “Nëse i pyesni sot krerët e sindikatave se cila është formula që ka diktuar shumën e kërkesës suaj për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dinë. Nëse i pyesni a e dinë se sa e rëndon buxhetin e shtetit kërkesa e tyre për 100 euro shtesë deri në Ligjin e Pagave. Nuk e dine”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

    Në një postim tjetër ai rendit arsyet pse qeveria është për punëtorët e arsimit, dhe kërkesën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për 100 euro më shumë.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark