Insajderi
Insajderi

Presioni publik detyron Liburn Aliun që të pezulloj ndërtimin e fabrikës në Klinë

Insajderi
17 May 2022 - 19:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presioni publik detyron Liburn Aliun që të pezulloj ndërtimin e fabrikës në Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas presionit të vazhdueshëm të qytetarëve të komunës së Klinës është pezulluar ndërtimi i fabrikës së çimentos atje.

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Klinë përmes një postimi në facebook ka reaguar duke treguar se pavarësisht përpjekjeve dhe presionit të pozitës në Klinë për të filluar ndërtimi i fabrikës së çimentos, ndërtimi është pezulluar.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës ka marrur vendim që të: PEZULLOHEN lejet dhe pëlqimi i operatorit Wallingford International Kosova L.L.C për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Komunën e Klinës”, thuhet në postimin në facebook.

Postimi i plotë:

KLINA NUK ËSHTË PRONË E JOTJA, KRYETAR

Të dashur qytetarë të Komunës së Klinës,

Me gjitha përpjekjet dhe presionit të pozitës në Klinë për të filluar ndërtimi i fabrikës së çimentos në dëm të qytetarëve të Klinës, thuajse Klina është pronë private e dikujt, e për ti ikur përgjegjësisë, na lejoni të ju njoftojmë se:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës ka marrur vendim që të: PEZULLOHEN lejet dhe pelqimi i operatorit Wallingford International Kosova L.L.C për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Komunën e Klinës.

Reagimi qytetar sapo fitoj një betejë ndaj vendimeve të pushtetit aktual lokal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark