Një gjë e shëmtuar u pretendua nga klubi i basketbollit Prishtina se u tentua të manipulohet ndeshja e tyre e fundit me Trepçën.
Klubi prishtinas hodhi akuza të ashpra se dy gjyqtarët grekë ishin parë në një mercedes me një person duke u ofruar ryshfet. Në lidhje me këtë reagoi klubi i Trepçës, ku tha se nuk janë të përfshirë në këtë rast dhe janë të pastër.
Për këtë rast u deklarua edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili potencoi se dy gjyqtarët në fjalë e kanë pasur një takim të paautorizuar me persona të tretë, ku nuk është informuar FBK-ja, për këtë sipas tij, edhe janë ndërruar gjyqtarët në atë ndeshje.
Ndërkohë, në lidhje me këtë situatë që është krijuar në basketbollin vendor, ka reaguar edhe Federata e Basketbollit e Greqisë, nga edhe vinë gjyqtarët, duke thënë se do të kërkojnë sqarime shtesë nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
“Federata greke nuk ka asnjë informacion zyrtar, por kur ka marrë dijeni për çështjen jozyrtare (pasi është një postim në rrjetet sociale), menjëherë i ka dërguar një letër Federatës së Kosovës, me të cilën kërkon informacion zyrtar për këtë çështje, në mënyrë që: