×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Pretendon se iu morën mbi 300 mijë euro TVSh e paligjshme nga ATK-ja, serbi nga Zveçani hyn në grevë urie

    Insajderi
    12 February 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zarko Derikravic deri në vitin 2019 me babanë e tij të ndjerë kishin punuar Zveçan me kompaninë e tyre “Lika” duke ofruar shërbime të kabllorit- internet e kanale televizive. Kompaninë ia shitën MTS-it serb. Por, qe dy vite ai pretendon që ATK-ja i ka marrë mbi 300 mijë euro jashtëligjshëm duke i vënë TVSh për shitje të aksioneve. Thotë se askush nuk po ia vë veshin, prandaj sot ka vendosur të hyjë në grevë urie

    Gazeta Insajderi

    “Prej orës 10 është në grevë urie në shtëpinë e tij”. Kjo është përgjigja që Gazeta Insajderi ka marrë nga Halil Voca, kontabilisti i biznesmenit kosovar, me nacionalitet serb, Zarko Derikravic.

    Zherko me babanë e tij, tash i ndjerë, kanë pasur në pronësi kompaninë “Lika Doo” në Zveçan, të cilën në vitin 2019 për një shumë prej 1.2 milionë eurosh ia patën shitur telekomit serb-MTS.

    Por, nuk ishin të vetmit. Edhe një sërë kompanisë që ofronin shërbime interneti e televizion kabllor në Veri të vendit ishin shitur tek MTS-i, çka bëri që Autoriteti i Konkurrencës në vend të e konsideronte si shkelje të rëndë.

    “AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”, thuhej në një komunikatë të këtij institucioni ku behej me dije që MTS u gjobit me 1 milion e 563 mijë euro.

    Por, dy biznesmenët Derikravic nga Zveçani që bënë transaksionin e shitjes së aksioneve te MTS pretendojnë që është një institucion krejt tjetër që ka vendosur një taksë të paligjshme kundër tyre.

    ATK-ja e ngarkon me TVSH për shitje të aksioneve

    Zarko Derikravic pretendon që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e ka ngarkuar atë me Tatim Mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) ani pse në një rast tjetër, për një kompani në situatë të ngjashme- shitje aksionesh, vet ATK-ja ka dhënë interpretim se shitja e aksioneve nuk ngarkohet e TVSh.

    Në dokumentet që Derikravic dhe kontabilisti i firmës, Halil Voca i kanë ofruar Insajderit është edhe ky interpretim.

    Ata pretendojnë që ATK-ja brenda më pak se një jave vendosi që të ushtronte kontroll në këtë firmë, brenda atyre ditëve e shpalli si tatim në rrezik dhe po astu brenda 4 ditësh edhe ia mori nga xhirollogaria mbi 310 mijë euro në emër të TVSh-së për shitje të aksioneve.

    “Kemi bërë padi. Kemi tentuar ta kundërshtojmë brenda ATK-së. Kemi bërë edhe denoncim në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Por, pa sukses”, i ka thënë gazetës Halil Voca.

    Për këtë ai ka thënë që tashmë Zarko Derikravic ka arritur në pikën ku që ti dëgjohet zëri ka vendosur që të hyjë në grevë urie.

    “I kemi lajmëruar edhe ambasadat, disa prej tyre, por nuk kemi ndonjë reagim”, ka thënë Voca i cili ka prezantuar një sërë dokumentesh që sipas tij dëshmojnë se bazuar në ligjet në fuqi, tatimimi me TVSh i shitjes së aksioneve është i paligjshëm.

    Për krejt këto pretendime të këtij biznesmeni, që në thelb thotë që mbi 300 mijë euro iu morën jashtëligjshëm nga ATK-ja, Gazeta Insajderi tash e disa javë e ka pyetur këtë institucion. Deri tash nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Derikravic:  Cili nga shqiptarët ka paguar TVSh për shitje të aksioneve?

    Zarko Derikravic ka shkruar edhe një letër para se të hynte në grevë urie. Një kopje të kësaj letre e ka edhe Insajderi.

    Ai pretendon që dëmi që sipas tij iu bë nga ATK-ja, duke e ngarkuar me TVSh për shtijën e aksioneve, mund të jetë bërë edhe pse është serb.

    “Pyes veten cili nga shqiptarët ka paguar TVSH për shitjen e aksioneve?”, thotë ai në letrën e tij duke shtuar se “atë nuk e paguan as “VGN NET D.O.O.” , as HERC D.O.O. Le të na japë dikush të njëjtin rast, të paktën një, për shitjen e aksioneve dhe ku përfshihet TVSH-ja”.

     “Zonja dhe zotërinj, kam vendosur që më 12 shkurt 2024. viti në Zveçan me adresë Nikolla Tesla nr. 1 të hyjë në grevë urie në shenjë pakënaqësie “, thuhet në letrën e tij, ku është përshkruar në detaje se si, sipas tij ka nisur padrejtësia nga ATK-ja.

    Ai ka treguar se është kontrolluar nga ATK-ja  dy vite më parë, por nuk ka qenë kontrolli i parë në firmën e tij “Lika Doo”

    “…sepse në vitin 2021 kam qenë i kontrolluar dhe kam shlyer të gjitha obligimet e mia nga themelimi deri në prill të vitit 2022. . Në thelb më 22.03.2022. Në vitin 2008, ATK hapi një tjetër hetim ndaj meje dhe babait tim si ish-pronar i LIKA D.O.O. Ne nuk e kontestojmë që shërbimi tatimor i Kosovës ka të drejtë ta bëjë këtë, është absolutisht sipas rregulloreve dhe ligjeve, ata kanë të drejtë të hapin kontrolle për çdo qytetar apo tatimpagues të Kosovës në çdo kohë dhe për çdo të ardhur. Nuk kam asgjë kundër, sepse në vitin 2021 kam qenë në proces kontrolli dhe kam kryer të gjitha detyrimet që kanë dalë prej tij, por në kontrollin që është kryer nga tatimet më 22 mars 2022. vit, kemi një vlerësim krejtësisht të gabuar nga tatimet për rastin tim”, thuhet në këtë letër.

    Ai thotë që në kontrollin e vitit 20222 ATK-ja madje as nuk e informoi.

    “Unë nuk kam qenë i informuar që është hapur një inspektim për mua dhe babain tim, nuk më kanë njoftuar as sot, askush nuk na ka i dhënë draft raport nga inspektimi si dhe informacion para raportit përfundimtar më 25 mars 2022. Pavarësisht procedurës, kanë bërë raportin përfundimtar të kontrollit, me numrin e dosjes 12697, dhe sërish pa asnjë njoftim, me propozim të ATK-së, zyra rajonale në Mitrovicë ka deklaruar tatim në rrezik dhe ka zbritur shumën prej 313.000.000 euro. Emrin:  TVSH. Dhe, askush nuk më ka njoftuar, as mua dhe as babai im të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë më 11.04.2022. Kam qenë pronar me babanë e firmën LIKA D.O.O deri me datë 25.12.2019. Në vitin 2008, ne lidhëm një marrëveshje për shitjen e aksioneve me MTS D.O.O. Kosova. Kontrata nr. 959/2019 është nënshkruar nga noteri më 30 dhjetor 2019. mes meje, babait tim dhe përfaqësuesit të MTS D.O.O”, thuhet në letër.

     Ai ka treguar se si e pa që ATK-ja ia mori paratë nga xhirollogaria.

    “U ktheva në Zveçan pas varrimit të babait tim më 19 prill 2022 dhe shkova në bankën…në Mitrovicë dhe aty më njoftuan se paratë ishin marrë nga llogaria nga shërbimi tatimor i Kosovës. Shkova dhe më dhanë raportin e kontrollit të dosjes nr.12697 dhe më thanë se ishte e ligjshme dhe duhet të kisha paguar TVSH-në për shitjen e aksioneve etj. Ne kemi paraqitur një ankesë në ATK, por e gjithë kjo nuk ka ndikuar që ajo të shqyrtohet edhe një herë nga shërbimi tatimor i Kosovës. Në shtator të vitit 2022, kam autorizuar z. Halil Voca të më përfaqësojë para shërbimit tatimor dhe institucioneve të tjera publike të Kosovës”, thotë ai duke treguar se ankesat e paditë, e madje edhe denoncimi në Prokurori nuk kanë bërë punë.

    Para se të hynte në grevë urie, ai ka në letër ka treguar se kë e ka informuar për, sipas tij, padrejtësinë e ATK-së.

    “I jemi drejtuar të gjithëve në Ministrinë e Financave e ATK. Krimeve Ekonomik e Prokurorisë, Qeverisë së Kosovës, Këshilltares për Minoritete znj. Elizabeth Gowing, Ministrit stë Financave, Murati. Ishim në një konferencë për shtyp në Çagllavicë ku unë dhe përfaqësuesi im Halil Voca folëm para mediave. Madje i jemi drejtuar ambasadës amerikane me dy letra në periudhën 01.10.2023. dhe 18.10.2023. si dhe Ambasadës Britanike me një letër të datës 23 janar 2024 dhe sot e kësaj dite nuk kemi marrë përgjigje për letrën tonë”, thotë ai.

    Para pak ditësh me gjithatë ATK-ja ia dha mundësinë e një takimi, por vetën atij, pa e marrë askën me vete.

    “Para disa ditësh, drejtori i Shërbimit Tatimor (ATK), z. Besim Halilaj, më priti në një takim në Mitrovicë, por ai ende pretendon se shitja e aksioneve ka TVSH të llogaritur ligjërisht, gjë që është në kundërshtim me ligjin 05/L-037, ligjin për TVSH-në, nenin 28 pika 1 pika 6 dhe udhëzimin administrativ 03/2015 nenin 44 pika 5. Dhe, shpjegimin që zonja Besa Kurti dhe drejtori i arsimit Sami Salihut i kanë dhënë se shitja e aksioneve apo aksioneve është e përjashtuar nga TVSH-ja dhe konsiderohet si transaksion financiar pa të drejtë zbritje të TVSH-së. Atë ditë drejtori i shërbimit tatimor Besim Halilaj ka dërguar një email ku shkruan “JU PRES NË ora 11:00, POR VETËM PËR Ju”. Kjo tentativë do të thotë se jam detyruar të hyj i vetëm në mbledhje pa përfaqësuesin tim dhe personin e autorizuar Halil Voca. Me këtë procedurë shërbimi tatimor nuk më lejon të jem i mbrojtur ligjërisht dhe se kam të drejtën e një personi të autorizuar sipas zgjedhjes dhe besimit tim. Pas kësaj kam kërkuar takim me drejtorin e tatimeve Ilir Murtezaj dhe deputetin Njazi Aslani dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje se do të më presin”, thuhet në letrën e Zarko Derikravic .

    Ai thotë se u është drejtuar të gjithë drejtorëve të ATK-së “sepse përfaqësuesi im nuk mund t’u drejtohet sepse drejtori i ATK-së ka ngritur aktakuzë kundër tij në prokurori sepse ai më mbron mua dhe përfaqëson familjen Derikraviq në rastin e ATK-së”.

    “Ju drejtohem me shpresë se do të përdorni ndikimin tuaj për të mbrojtur të drejtat e mia si qytetar i Kosovës dhe pakicë kombëtare serbe, sepse jam i bindur se shërbimi tatimor i Kosovës e ka tejkaluar ligjin dhe se nuk do të ma kthejnë. rasti për shqyrtim, sepse nuk u pëlqen fakti që nuk jam me kombësi shqiptare dhe që me atë rast kanë bërë diskriminim, pasi mendoj se kjo është bërë e imponuar dhe politikisht”, thuhet në letrën e Zarko Derikravic.

    Ai letrën e ka mbyllu duke bërë një pyetje: “Pyes veten cili nga shqiptarët ka paguar TVSH për shitjen e aksioneve?”.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark