Insajderi
Lajme

Prezantim i rremë si person zyrtar në aeroport, ndalohet i dyshuari

Insajderi
05 December 2025 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prezantim i rremë si person zyrtar në aeroport, ndalohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë një kontrolli rutinë para terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, njësitë e sigurisë kanë ndalur një veturë me targa civile, drejtuesi i së cilës dyshohet se ishte prezantuar si person zyrtar. Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari një mashkull kosovar ka paraqitur dokumente që pretendonin autorizime zyrtare.

Verifikimi i menjëhershëm ka zbuluar se vetura është pronë e një kompanie private dhe se dokumentet e prezantuara nuk kanë qenë të vlefshme. Për këtë arsye, me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar procedurë penale ndaj të dyshuarit për prezantim të rremë si person zyrtar.

“ANP. Adem Jashari / 03.12.2025 – 10:30. Gjatë kontrollimit të rregullt para terminalit, një veturë me targa civile ishte prezantuar si veturë zyrtare, dhe i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i mjetit kishte prezantuar po ashtu dokumente zyrtare. Gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura është pronë e një kompanie, ku me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj të njëjtit është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark