×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Prezantohet koncepti për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

    Insajderi
    26 October 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koncepti i Muzeut të Artit Bashkëkohor, i zhvilluar nga njohës dhe akterë profesionistë të fushës muzeale dhe artistike u prezantua mbrëmë para artistëve, kuratorëve, përfaqësuesve institucionalë dhe mediave.

    Propozimi do të shërbejë si udhërrëfyes për krijimin dhe funksionalizimin e institucionit, gjithnjë në pajtim me dispozitat e Ligjit të ri për Art dhe Kulturë. Aty, ndër të tjera, përfshihen propozimet për konceptin e përgjithshëm të muzeut, organizimi strukturor dhe funksional, statuti i institucionit, koleksionet përkatëse, propozimet hapësinore, arkitektonike dhe ndërtimore.

    Të kryesuar nga Yll Rugova, këshilli i përbërë nga Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Petrit Halilaj, Zake Prelvukaj, Erëmirë Krasniqi, Nita Salihu Hoxha dhe Valdete Pacolli, me përfaqësues edhe nga MKRS – Fisnik Abazi dhe Arbenita Nuza, tash e një vit kanë punuar pa ndalur për të krijuar një propozim të plotë se si duhet të duket Muzeu i ardhshëm i Artit Bashkëkohor të Kosovës.

    Takime të përjavshme, vizita studimore, punëtori të gjata disaditore, konsultime të drejtpërdrejta dhe të organizuara me komunitetin artistik, siç ishte rasti me organizimin e simpoziumit vitin e kaluar, kanë rezultuar në një punë të palodhshme e shumë të çmuar, e cila me fillimin e konkretizimit të saj, do t’i shërbejë artistëve, qytetarëve, të rinjve e të rejave, turistëve të vendit, dhe edukimit më të gjerë kulturor.

    I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, falënderoi anëtarët e ekipit që kanë dhënë kohën dhe përvojën e çmueshme për të konceptuar këtë institucion që i mungon skenës kulturore në Kosovë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark