×
  • Lajme
  • Lajme

    Prifti që u zu duke flirtuar me një burrë: Kushdo që e quan veten kosovarë, nuk është shqiptar por serb

    Insajderi
    16 September 2024 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    At Nikolla Xhufka, prifti nga Elbasani që po përfolët për një skandal seksual ku dhe iu publikua një bisedë duke flirtuar me një burrë kishte komentua deklaratën e aktorit Osman Azemi për Shqipërinë.

    Në një deklaratë të tij, prifti kishte thënë se “Kushdo që e quan veten kosovarë, nuk është shqiptar por serb” duke kritikuar ashpër deklaratën e Azemit qe beri bujë mediatike.

    “Deklaratë ! Kushdo që e quan veten Kosovar nuk është shqiptar po serb ! Dardania jonë e dashur ka qën është dhe do të jetë pjes e Illyricum !! Kisha jonë Ortodokse Kombëtare Shqiptare sheh me shqetësim të madh që një aktor si Osman Azemi të bëj deklarata të një niveli të ulët ….aktori fyen ndjenjën tonë kombëtare ,inteligjencën dhe emrin ton të madh SHQIPËTAR!!!! Kisha jonë i kërkon këtij aktori te tërheq çdo cfajlë qe tha dhe të pendohet e të këkojë falje publike !! Z.Osmani nëse nuk e ndjen veten shqiptar fol serbisht …..ama nëse ke intelekt duhet të kuptosh se duke bër ato deklarata antishqiptare thjesht për të tërhequr vëmëndje ,do shkatërrosh atë pak karrjerë që ke ngritur deri tani ……e publiku nuk do të duartrrokas më!!! Pëndohu bir …pendohu e kërko falje !”, ka shkruar prifti në Tik Tok.

    Kujtojmë se, para disa ditëve janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

    Lidhur më këto biseda, prifti ka deklaruar se janë montazh duke akuzuar personat që ia publikuan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark