×
  • Showbiz
  • Show

    Princ Harry humb ‘betejën’ me Daily Mail, do t’i paguajë rreth 50.000 paund

    Insajderi
    12 December 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princ Harry ka “humbur” përballë “Daily Mail”. Bëhet fjalë për një nga paditë që ai kishte ngritur ndaj gazetës britanike. Konkretisht po flasim për një artikull ku “Daily Mail” shkruante se Harry është mbrojtur nga policia gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në artikullin e botuar në shkurt të 2022, Harry akuzohet se ka gënjyer dhe është përpjekur të mbajë sekret, një kërkesë drejtuar qeverisë për t’i dhënë atij mbrojtje nga policia ndërsa ishte në Britani. Pasi kërkesa e tij u refuzua në gjykatë, gjyqësori e urdhëroi atë të paguante 48,447 paund deri më 29 dhjetor, shkruan media britanike.

    Kujtojmë që Duka i Sussex dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, janë larguar nga familja mbretërore dhe Britania e Madhe, kështu që ata nuk kanë më të drejtë për mbrojtje policore në kurriz të taksapaguesve britanikë.

    Harry, i cili për këtë arsye ndonjëherë duhet të përdorë mbrojtjen private me shpenzimet e tij, kërkoi të ishte në gjendje të përdorte mbrojtjen e policisë, të paguar nga fondet e tij, kur ishte në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë në maj.

    Princ Harry më pas nisi një çështje të dytë, duke sfiduar ndërprerjen e mbështetjes sistematike për sigurinë e tij ndërsa ishte në vendin e tij. Ankesa e Harry-t kundër Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar lidhet më konkretisht me vendimin e autoriteteve në shkurt 2020 për t’i dhënë atij mbrojtje policore vetëm rast pas rasti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark