×
  • Showbiz
  • Show

    Princ Harry: Kam përdorur substanca narkotike kur aplikova për vizë në SHBA

    Insajderi
    06 April 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princ Harry ka njoftuar autoritete  amerikane se ka përdorur drogë në kohën kur kishte aplikuar për vizë.

    Burime pranë Dukës së Sussex-it këmbëngulën se Harry u kishte thënë zyrtarëve amerikanë të vërtetën për përdorimin e kanabisit, kokainës dhe ‘kërpudhave magjike’ kur ai aplikoi për qëndrim në Kaliforni.

    Harry zbuloi në kujtimet e ‘Spare’ se ai kishte përdorur droga rekreative, duke ngritur pikëpyetje se si u lejua të hynte në SHBA.

    Ligji amerikan i imigracionit parashikon dënime të rënda për ata që gënjejnë zyrtarët e imigracionit, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi.

    Sipas ligjit amerikan, kushdo që aplikon për vizë për të jetuar dhe punuar në Amerikë duhet t’i përgjigjet pyetjes “po” ose “jo” pyetjes: “A jeni apo keni qenë ndonjëherë përdorues droge apo i varur nga droga?”.

    Fondacioni Heritage me bazë në Uashington thotë se aplikimi i tij për vizë tani duhet të bëhet publik në mënyrë që taksapaguesi amerikan të kuptojë nëse princi ka deklaruar përdorimin e drogës, shkruan abcneës, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark