×
  • Showbiz
  • Show

    Princ Harry përmendet në një padi kundër reperit P. Diddyt, i cili dyshohet për trafikim njerëzish

    Insajderi
    27 March 2024 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princ Harry përmendet në një padi që ka ngritur ish e dashura e reperit Sean Combs, i njohur ndryshe si P. Diddy.

    Sean është momentalisht nën hetim, dhe agjentët e Departamentit të Sigurisë së Atdheut të ShBA-së dje kanë bastisur pronën e tij në Los Angeles dhe në zonën e Majamit, dhe nga njëra prej tyre kanë nxjerrë edhe një kuti plot me materiale prova.

    Hetimin e drejtojnë agjentë federalë nga New Yorku, ku ish e dashura e tij ka paraqitur padi në nëntor, duke e akuzuar atë për trafikim njerëzish në qëllim të shfrytëzimit seksual.

    Princ Harry gjendet në padi që ka ngritur producenti Rodney “Lil Rod” Jones, i cili ka përmendur se Combs e ka shtyrë atë drejt sjelljeve homoseksuale, i ka treguar video eksplicite dhe i ka thënë se “kjo është normale në industrinë e muzikës”.

    Jones në padi ka përmendur gjithashtu familjen mbretërore, sipas DailyMail. Avokatët e tij thonë se yjet botërorë të njohur, përfshirë familjen mbretërore britanike, i kanë dhënë “legjitimitet” reperit, dhe lidhja me princin ka tërhequr viktimat në festat ku më pas është bërë trafikimi i njerëzve për qëllime seksuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark