×
  • Showbiz
  • Show

    Princ Harry “sulmon” mediat britanike: I kanë duar të lyera me gjak

    Insajderi
    07 June 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princi Harry nisi një sulm të ashpër ndaj shtypit britanik, duke fajësuar tabloidët se i kanë shkatërruar adoleshencën dhe marrëdhëniet e tij personale.

    Harry, i pesti në radhën e fronit, u bë i pari i familjes mbretërore që u paraqit në cilësinë e dëshmitarëve në më shumë se një shekull në një padi që ai dhe 100 të tjerë kanë ngritur kundër Grupit Mediatik “Mirror”.

    Harry akuzojnë botuesit e gazetave “Daily Mirror”, “Sunday Mirror” dhe “Sunday People”, për përgjim të telefonit dhe mbledhje të paligjshme të informacioneve midis 1991 dhe 2011.

    Në deklaratën e tij me shkrim, Harry dënoi etiketimet nga mediat britanike.

    “Disa nga redaktorët dhe gazetarët janë përgjegjës për shkaktimin e shumë dhimbjeve, lëndimeve dhe në disa raste ndoshta pa dashje edhe vdekje”, u shpreh ai.

    Avokati i Princit Harry, David Sherborne tha se nëna e ndjerë e Harry-t, Princesha Diana, kishte qenë gjithashtu viktimë e përgjimeve dhe princi iu referua kësaj në deklaratën e tij të dëshmitarit, duke e fajësuar për këtë ish-redaktorin e “Daily Mirror”, Piers Morgan.

    Grupi mediatik pretendon se disa nga informacionet personale të përfshira në shkrime kanë ardhur nga ndihmës të lartë mbretërorë, përfshirë nga një prej ish-zyrtarëve të lartë të babait të tij, shkruan TvKlan, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark