×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Princ Leka merret në pyetje, do të hetohet për dhunë në familje

    Insajderi
    09 March 2024 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princ Leka është marrë në pyetje pas publikimit të videos së përplasjes fizike mes tij dhe ish bashkëshortes Elia Zaharia me të cilën janë në proces divorci.

    Ai së bashku me avokatin e tij janë paraqitur pranë zyrave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku gjatë deklarimeve ka mohuar qe video te jete publikuar nga vetë ai apo nga avokati.

    Në  ditët në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharian dhe te atin Gjergj Zaharia. Nga ana e saj, Policia mohon që video të jetë publikuar nga strukturat e saj.

    Pas kallëzimit të princ Lekës, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Dhunë në Familje”, si dhe po kryen verifikime edhe për publikimin e videos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark