×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Prince Caffee dhe M&Sillosi pjesëmarës në panairin SIAL 2018 në Paris

    Insajderi
    23 October 2018 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Panairi tradicional i produkteve ushqimore SIAL që mbahet në Paris sivjet është I pasuruar edhe me produktet Kosovare. Në mesin e 109 vendeve të botës apo në mesin e 7.020 ekspozuesve të produkteve janë edhe 10 kompani nga Kosova, kompani keto qe në mënyren me të mire janë duke përfaqësuar aftësitë prodhuese të Kosoves.

    Në mbështetje të Ministris së Tregtisë, Kosova me përfaqësuesit më të denjë nga komuniteti prodhues përfaqësohet me një game jashtëzakonisht të mirë të produkteve. Ekspozuesit kosovarë që përfaqësojnë Kosoven në SIAL 2018 janë: ABI, Frutomania, Devolli Corporation, Ujë Rugova, Eurofood, M&siillosi, Agrium, Bodrumi I Vjetër, Elkos dhe Frutex. Që të gjitha këto kompani prezantojnë produkte ushqimore të përpunuara me teknologjinë më modern dhe me kualitetet më të larta që kërkohen në tregun global.

    Devolli Corporation, ka ekzpozuar produktet nga dy fabrikat e kafes atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madhë të vizitorëve të këtij panairi të sivjemë. Poashtu edhe kompanit si: Frutomania dhe ajo e Bodrumit të vjetër kanë demonstruar një laramani produktesh kualitative dhe konkuruese për të cilat kanë marr lëvdata nga vizitorët e shumtë. Ndërsa, përshtypje të veqantë ka japur këndi i ekspozuesit kosovarë, kompanisë M&Sillosi, ku vizitorët përveç që janë fascinuar me brendet e kësaj kompanie FINNESA dhe DELLINO poashtu janë mahnitur me faktin se kjo kompani tanime eksporton produktet e veta për kompanitë e mirënjohura botërore siç është rrjeti global KFC dhe poashtu ai I DOMINO PIZZA’S.

    Fal mbështjetjes së autoriteteve të Ministrive përgjegjëse, kompanit tona pjesmarrëse kan gjetur një mundësi shumë të mire për të realizuar kontrata të reja të cilat do u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark