×
Show

Prince nuk u vetëvra

Insajderi
23 April 2016 - 08:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sherifi i Minesotas, Jim Olson, deklaroi se nuk ka asnjë arsye të besohet se legjenda e muzikës, Prince, të ketë kryer vetëvrasje. Ai tha e nuk ka shenja dhune, ndërsa shtoi se ishte i vetëm në shtëpi kur kishte mbyllur sytë për herë të fundit.

“Deri në pikën kur jemi tani me hetimet, nuk kemi asnjë arsye të besojmë se ishte vetëvrasje. Por, përsëris, jemi ende shumë herët për të dalë në përfundime, prandaj hetimet do të vazhdojnë”, tha Olson.

Sherifi konfirmoi se autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e Prince, ndërsa trupi i pajetë i këngëtarit do t’ju dorëzohet atyre ditën e sotme.

Autopsia nisi të premten, por sipas zyrës mjekoligjore do të duhen ditë ose javë para se zbulimet të publikohen. Legjenda e muzikës u gjet pa ndjenja në një ashensor të pronës së tij në Paisley dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë nuk munden ta kthenin atë në jetë.

Një valë homazhesh u zhvilluan në të gjithë botën për këngëtarin enigmatik i cila ka shitur më shumë se 100 milionë disqe. Adhurues të tij u mblodhën në çdo vend të Amerikës për të kërcyer e kënduar këngët e tij.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark