×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Princi Harry flet për vdekjen Dianës, thumbon familjen e tij 

    Insajderi
    27 June 2024 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 31 gusht 1997, Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare. Në atë kohë, William ishte 15 vjeç, ndërsa Harry ishte 12 vjeç. Vdekja e saj ishte një nga çështjet më të mëdha të kohës, pasi “ngriu” planetin, ndërsa thashethemet që pasuan ishin edhe më të mëdha.

    Princi Harry, tani 39 vjeç, foli me Nicky Scott, themeluesin e Scotty’s Little Soldiers, i cili mbështet fëmijët që kanë humbur një prind në ushtri dhe foli për kohën e vështirë në jetën e tij pas vdekjes së nënës së tij. Ai thotë se kaloi njëzet vjet duke u përpjekur të mos mendonte për humbjen e nënës së tij dhe pas dy vitesh që përjetoi kaos absolut, vendosi të kërkonte ndihmë.

    Duka i Sussex-it pohoi se gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës së tij kishte mungesë të mbështetjes nga familja e tij, gjë që e bëri atë të mbyllej në vetvete. “Ju e bindni veten se personi që keni humbur dëshiron që ju ose ka nevojë që ju të jeni sa më të trishtuar që të jetë e mundur për t’i treguar atij se ju mungon. Por më pas vjen e kuptuar se jo, ajo dëshiron që unë të jem i lumtur”, ka rrëfyer Princi Harry.

    Ai vetë pranoi se nuk donte të fliste për nënën e tij me askënd, sepse vetëm përmendja e emrit të saj e zhyti në pikëllim. “Sapo vendosa që doja të flisja për këtë çështje, gjërat u bënë më të lehta dhe fillova ta shijoj jetën. Nëse vendosni ta ndrydhni për një kohë të gjatë, do të fillojë t’ju “hajë” brenda. Kjo nuk është e qëndrueshme”, shpjegoi Princi Harry, duke dërguar mesazhin e tij./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark