×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prindon Sadriu “zbulon” për publikun arsyen se pse Policia u furnizua me armë të gjata

    Insajderi
    12 January 2024 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

    “Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar Sveçla, përcjell KlanKosova.tv.

    Por se cila është arsyeja se policët do të pajisen me këto armë, ka treguar zotëriu i parë, Prindon Sadriu.

    Ai përmes një postimi të publikuar në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se presidentja e vendit, Vjosa Osmani në tetor të vitit të kaluar kishte qenë për vizitë në kompaninë ‘HS Produkt’ në Karlovac të Kroacisë.

    Vend ky nga vijnë armët që furnizuan policinë e Kosovës.

    Sipas tij, vizita e presidentes Osmani ka sjellë suksesin e kontraktimit me kompaninë në fjalë.

    👉🏻 Tetor 2023: Vizita e Presidentes në kompaninë ‘HS Produkt’ në Karlovac të Kroacisë. 👉🏻 Sot, të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës pajisen me armë të gjata nga kompania ‘HS Produkt’”, thuhet në mbishkrimin e Sadriut në facebook.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark