×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina do të bëhet me Spital të Përgjithshëm, Daut Haradinaj tregon se pse ky projekt është prioritet i tij

    Insajderi
    15 October 2021 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në televizionin publik theksoi se Prishtina vuan nga mungesa e një spitali të përgjithshëm. Sipas tij, Prishtina është i vetmi kryeqytet që nuk e ka spitalin e vet. Haradinaj tregoi se ky spital do të ndërtohet në fshatin Llukar, fshat ky 12 km larg qendrës së kryeqytetit.

    Ai theksoi se prona në këtë vend është lehtë e shfrytëzueshme, ajri është i pastër, si dhe unaza e re e qytetit që do të ndërtohet nga qeverisja Haradinaj 2, mundëson qasje të lehtë të spitali.

    ‘Ndërtimi i këtij spitali do të ndikonte në rënien e dukshme të pacientëve që kërkojnë shërbime në QKUK, kështu duke i dhënë hapësirë më të mirë për shërbime edhe QKUK-së për qytetarët nga e gjithë Kosova’, theksoinai.

    ‘Përkundër se Kosova i ka gjashtë spitale rajonale, ai ka thënë se Prishtina nuk e ka një të tillë për gjysmë milioni banorët e saj. Spitali i Përgjithshëm i Prishtinës do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të komunave që hyjnë në territorin administrativ të Prishtinës’ u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark