×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina do t’i drejtohet KAS-it, kjo është arsyeja

    Insajderi
    23 February 2023 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i futbollit Prishtina nuk e pranon vendimin e Komisionit të Apelit të Federatës së futbollit të Kosovës. Prishtina ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Komisionit të Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (KAS). KAS-i, përbëhet nga nëntë anëtarë: Eroll Salihu, Bujar Turjaka, Besnik Jashanica, Luljeta Shala, Njazi Berisha, Hasim Rushiti, Fitim Fazlija dhe Latif Demolli.

    “Do t’i drejtohemi KAS-it ku presim gjykim të drejtë, pasi ne jemi dëmtuar në atë ndeshje”, ka thënë drejtori i klubit Prishtina, Artan Osmani për KOHËN. Komisioni për Ankesa ka refuzuar edhe ankesën e klubit të futbollit Prishtina, ndërsa ka regjistruar me rezultatin e arritur në fushë ndeshjen kundër Dukagjinit, të zhvilluar më 14 shkurt, ndeshje që i takoi javës së 19. “Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi i është referuar nenit 79 të Rregullores së Garave. Bazuar në nenin 74 Komisioni ka konstatuar se nuk ka asnjë nga shtatë shkeljet esenciale të dispozitave të rregullave të lojës. Ndërsa sa i përket rastit të referimit i njëjti është duke u trajtuar në Komisionin e gjyqtarëve”, thuhet në arsyetimin e Komisionit për Ankesa.

    Më herët, Komisioni i Garave të FFK-së refuzoi ankesën e Prishtinës, që kërkoi të përsëritet ndeshja kundër Dukagjinit. Dukagjini fitoi ndeshjen 1:0 pas një goli diskutabil. Pas ndeshjes, Prishtina kishte deponuar ankesë duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes, gjë që u refuzua nga Komisioni i Garave. Goli në këtë ndeshje u shënua në fund të pjesës së parë, kur arbitri Mentor Ajeti fillimisht u ndali lojën para se Mërgim Pefqeli të shënojë autogol. Mirëpo, pas rishikimit të VAR-it, ai e pranoi golin si të rregullt. Një ditë pas ndeshjes, vetë arbitri Ajeti kishte kërkuar falje publike duke pranuar gabimin e rëndë që e kishte bërë me pranimin e golit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark