Këtë vikend rikthehet futbolli i Kosovës, derisa në program janë ndeshjet 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Padyshim njëra nga ndeshjet më joshëse është ajo ndërmjet Prishtinës e Dukagjinit, dy skuadra këto që esynojnë këtë torfe pasi u hap rrugën për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.
Megjithatë, duket se për Prishtinën pranvera do të sjellë bukur shumë telashe. Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është shumë e dëmtuar dhe FFK parasheh intervenim aty në mënyrë që të bëhet gati për ndeshjet e marsit ku Kombëtarja e Kosovës i nis kualifikimet për Euro 2024.
Kjo bënë që Prishtina të kërkojë alternativë tjetër.