FC Prishtina e ka nisur vitin e ri 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0.
Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra jonë shkëlqeu me gola e aksione të bukura.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të.
Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.
Ndërkohë në pjesën e dytë për Prishtinën u inkuadruan edhe futbollistë të ri, pasi në total në këtë sfidë luajtën 21 futbollistë.
E për golin përfundimtar në këtë sfidë u përkujdes Arlind Dobroshevci duke realizuar në minutën e 73-të për 3-0.
Kjo është miqësorja e fundit e Prishtinës para udhëtimit në Turqi më 14 janar ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për dy javë.