FC Prishtina e ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit miqësore në Antalya të Turqisë. Skuadra kryeqytetase e ka mposhtur FC Lokomotiv Plovdiv me rezultat bindës 3-1.
Në minutën e 19-të, portieri Ardit Nika ka realizuar gol nga porta në portë, kurse për dy golat e tjerë është përkujdesur Endrit Krasniqi që realizoi dy gola në minutën e 34-të dhe 45-të.
GOLI:
Klubi që drejtohet nga Ismet Munishi është në mesin e favoriteve në garën për titull të kampionit në Kosovë, derisa sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me 27 pikë, 11 pikë me pak se dy skuadrat e para: Drita dhe Ballkani.