×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina fiton në derbi kundër Llapit – Dukagjini befason kampionin

    Insajderi
    26 February 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar tri përballjet e fundit të javës së 22-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ballkani ka barazuar 1:1 me Dukagjinin në stadiumin e qytetit.

    Kampionët në fuqi u gjendën në disavantazh në minutën e 18-të kur Oto John realizoi për Dukagjini.

    Lojtari më në formë kohëve të fundit për suharekasit, Albion Rrahmani barazoi rezultatin në minutën e 55-të dhe njëherit vulosi epilogun final.

    Prishtina e Ismet Munishit në anën tjetër ka shënuar fitore të madhe në Podujevë kundër Llapit me rezultat 0:2.

    Albin Prapashtica ndëshkoi llapjanët në minutën e 41-të, ndërkohë në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë Krasniqi shënoi golin e qetësisë. Në pjesën e dytë gola nuk pati dhe pikët e plota i mori skuadra kryeqytetase.

    Fitore veçse minimale ka marrë edhe skuadra e Gjilanit. Ekipi “kuqebardhë” fitoi 1:0 kundër Trepçës ’89 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

    Albert Dabiqaj ishte autor i golit të fitores për vendasit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark