×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina kërkon mbështetjen e tifozëve për kualifikimin historik në “FIBA Europe Cup”

    Insajderi
    07 November 2017 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i basketbollit Prishtina do të kërkojë të fitojë sonte kundër klubit belg, Mons-Hainau, në kuadër të FIBA Europe Cup, për të siguruar kalimin në fazën e radhës, që do të ishte historik.

    Zyrtarë e lojtarë të klubit i kanë ftuar tifozët t’i mbështesin në ndeshjen kundër ekipit belg Belfius Mons-Hainau.

    Kjo ndeshje e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup zhvillohet në Prishtinë dhe nis në orën 19:00.

    Me fitore, kampionia e Kosovës do të siguronte kualifikimin në fazën tjetër të garave, që është edhe synim i moçëm. Në dy stinorët e kaluar nuk ia ka dalë.

    Pas katër ndeshjeve, Prishtina ka tri fitore e një humbje. Fushatën e nisi pikërisht me fitore ndaj Belfius Mons-Hainaut në Belgjikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark