FC Prishtina do t’i zhvillojë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve në Shqipëri.
Si fillim ishte paraparë që këto ndeshje të zhvilloheshin në Ishujt Farore, por UEFA ka konfirmuar se ato do të luhen në Elbasan dhe Durrës.
Lajmi për “Zeri.info” konfirmohet nga zyrtarë të FC Prishtinës.
Kampioni i Superligës së Kosovës në gjysmëfinale do të luaj kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore – ndeshje kjo që zhvillohet më 22 qershor në “Elbasan Arena”.
Dueli tjetër zhvillohet në mes Torshav dhe Inter Club D’Escaldes në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Finalja e këtij kompetcioni do të zhvillohet më 25 qershor në “Elbasan Arena”.
Ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00.
Fituesi i raundit paraprak hyn në raundin e parë kualifikues (shorti 15 qershor), i cili do të mbajë ndeshjet vajtje/ardhje më datat 6/7 dhe 13/14 korrik, ndërsa tre skuadrat tjera shkojnë në garat e Ligës së Evropës.