Prishtina e ka mbyllur me humbje ndeshjen e sotme miqësore që e zhvilloi më skuadrën çeke Ceske Budojovica.
Skuadra e Ismet Munishit u mposhtë me rezultat bindës 1:4.
Golin e vetëm për bardhekaltrit e ka shënuar Endrit Krasniqi. Kjo ndeshje u zhvillua në Antalia atje ku Prishtina tash e një javë po i zhvillon përgatitjet për stinorin pranveror.