×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Dukagjini

    Insajderi
    09 April 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dukagjini e ka befasuar Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shënuar fitore 2-1 në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pas vetëm tre minutash lojë,kryeqytetasit rrezikuan nëpërmjet Hasan Hysenit në minutën e tretë, por goditjen e tij e priti Kenan Haxhihamza.

    Gjashtë minuta kaluan nga ky rast dhe Dukagjini kaloi në epërsi me Muhamed Useinin që realizoi auto-gol.

    Endrit Krasniqi (16′) rrezikoi skuadrën mysafire, por ishin me fat – pasi goditja e tij shkoi mbi portë.

    Prishtina nuk u dorëzua lehtë, dhe mundi i tyre u shpërblye në minutën e 26-të, kur Mërgim Pefqeli i barazoi shifrat në 1-1.

    Me këto dy gola dhe shumë raste përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte edhe më e ndezur.

    Në minutën e 59-të,Dukagjini e riktheu epërsinë me golin e Altin Merlakut, kur Ahmed Januzi e gjeti në mënyrë perfekte bashkëlojtarin për 2-1.

    Deri në fund, vendasit tentuan që së paku të merrnin një pikë nga ky takim, por në fund u zhgënjyen.

    Pas javës së 28-të, Prishtina gjendet në vendin e pestë me 38 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në të gjashtin. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark