FC Prishtina ka arritur fitoren e radhës në ndeshje miqësore në Antalya ku po zhvillon fazën përgatitore.
Skuadra “bardhekaltër” është përballur me Feronikenlin dhe e ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0. Muhamed Dubova në minutën e 65-të dhe Albin Prapshtica në të 82-tën ishin autorët e golave për Prishtinën.
Dubova është bashkuar me Prishtinën në fazën përgatitore pas aventurës në Sllovaki me skuadrën Dubnica Nad Vahom. Ish-talenti i Gjilanit duket se ka shkëputur kontratën me klubin sllovak dhe është rikthyer në Kosovë, por kësaj radhe te Prishtina.
Megjithatë deri më tani klubi kryeqytetas ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin e talentit gjilanas.