×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Prishtina në vendin e parë, tifozët: “Urime dallavergji, titull i pazareve”

    Insajderi
    03 May 2021 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prishtina është lidere e Superligës së Kosovës me 69 pikë pas fitores ndaj KF Llapit të dielën me rezultat 1:3. Kjo fitore e ka vendosur klubin më të madh në Kosovë në pozitë tejet të favorshme për të fituar titullin e kampionit, kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar, shkruan Insporti.com.

    Pas fitores, Prishtina në faqen zyrtare në Facebook publikoi tabelën e Superligës me mbishkrimin “Jemi në vend të parë, ishim -14 pikë. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje, edhe 4 finale!”.

    Tifozë të shumtë kanë komentuar, madje disa nuk janë aspak të kënaqur me klubin e tyre të zemrës, ani pse mban pozitën e liderit. Një gjë e pa parë në futboll, që tifozët të mos i gëzohen suksesit të klubit të zemrës.

    Një tifoz ka komentuar: “nëse qiti titulli i gëzoheni është marri, titull i pazareve”.

    Komenti i radhës është se ndeshjet me Dritën dhe Llapin, kanë bërë që të ndryshon mendjen për klubin e tij.

    “Urime dallavergji edhe pse jam me Prishtinën ma keni ftoftë. Ndeshjet me Llapin e Dritën, ndeshjet derbi duke i luajtur si miqësore”.

    “Të isha kanë kryetar i FFK-së, ju kisha tregu në cilën ligë ishi dal ju, Llapi dhe Drita”, ishte komenti i radhës në postimin e Prishtinës.

    Një tjetër gjë interesante ka ndodhur mbrëmë në studion televizive të emisionit “Sport Shou”, në të cilen analisti i Superligës, Ardian Llumnica refuzoi të komentonte ndeshjen Llapi – Prishtina.

    Ndeshjet e Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Prishtinë nxitën reagime të shumta në opinion, duke u komentuar se këto klube kanë bërë matematikat dhe se janë në aleancë edhe me Dritën.

    Madje, tifozët e Prishtinës në faqen zyrtare të klubit kanë kërkuar nga UEFA që ta dënojë klubin e tyre të zemrës.

    Prishtina me fitoren ndaj Llapit është bërë lidere e Superligës me 69 pikë, një më shumë se sa Drita që është e dyta dhe dy më shumë se sa Ballkani që mban pozitën e tretë me 67 pikë. / Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark