Kandidati për kryeqytetin nga rradhët e LDK-së, Perparim Rama, ka prezantuar planin për gastronominë.
Rama ka shkruar se do të marrin masa që niveli i zhurmës nga lokalet afër zonave të banimit do të jetë i kontrolluar.
Ai ka premtuar se do të kategorizohen lokalet, do të përcaktohen zonat strategjike për zhvillimin e gastronomisë, do të krijohet inspektorati i gastronomisë dhe do të mbështes festivalet që kanë për qëllim promovimin e arteve kulinare autentike.
Perparim Rama gjithashtu ka deklaruar se do t’i përkrah gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrësit e rinj.
“Komuna e Prishtinës do të angazhohet drejtpërdrejt për t’u dalë në ndihmë bizneseve dhe sipërmarrësve të rinj. Gjithashtu, do t’i mbështesim gratë sipërmarrëse e ta rrisim pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës”, ka shkruar Rama në Facebook.