×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Prishtina triumfoi në finalen e tretë

    Insajderi
    19 April 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina ka mundur Penzën me rezultat 87:68 (16:19, 36:14, 13:20, 22:15), në ndeshjen e tretë finale të “play-off”-it në Superligën e Femrave. Tashmë rezultati është 2:1 për skuadrën pejane. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë të premten.

    Skuadra mysafire e nisi ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 0:13, megjithatë, me kalimin e minutave vendaset u rikthyen, duke ngushtuar shifrat, ku çereku i parë përfundoi 16:19, përcjell FrontOnline.

    Prishtinaset vazhduan me lojë të mirë në periodën e dytë, ku shkëlqyen në mbrojtje dhe në sulm, për tu shkëputur në rezultat, derisa pjesa e parë përfundoi 52:33.

    Pejanet nuk u dorëzuan dhe në periudhën e tretë dalëngadalë ngushtuan shifrat, duke e bërë ndeshjen më interesante, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 65:53.

    Në dhjetë minutat e fundit, kampionet u munduan të bëjnë rikthimin e madh, por nuk ia arritën qëllimit dhe Prishtina triumfoi 87:68.

    Te Prishtina u dalluan Stasha Carey me 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Tynice Martin me 30 pikë, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 17 pikë e 16 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 16 pikë e 11 kërcime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark