Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të playoffit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi basketbollistik nga kryeqyteti mposhti rivalin e tyre Trepçën me rezultatin 82-70 në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Dardan Berisha, me 20 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.
Kurse te ekipi kundërshtar, më i miri në këtë ndeshje ishte Erjon Kastrati me 16 pikë të shënuara, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Ndeshja e dytë mes dy skuadrave kosovare zhvillohet më 19 prill në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë./Lajmi.net/