×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prishtinasi kapet me kokainë, policia jep detaje

    Insajderi
    08 May 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia Kufitare dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës, pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë. 

    “Dogana njofton se  gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit Kokainë, “po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram, një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë  me peshë 0.82 gram, një (1) telefon mobil, vetura me targa vendore. 

    Pas njoftimit të prokurorit të shtetit janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit

    me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:
    – Tri (3) peshore digjitale,
    – Tri (3) pako me foli”, thuhet në njoftim.

    Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark